Tanimë me ligjin e ndryshuar, palët në transaksionet e biznesit mund te përdorin sërish si kolateral edhe pasuritë e paprekshme si aksione, llogari, patenta, marka tregtare, të drejta autori, si të tashme edhe të ardhme.
Titulli i këtij shkrimi, i denjë për një
film epik, përshkruan më së miri lehtësimin e
profesionistëve të sektorit bankar dhe atij ligjor nga
lajmi i miratimit nga Kuvendi më datë 20 tetor 2016, i
projektligjit për ndryshimet në Ligjin për
Barrët Siguruese (ligj nr. 101/2016).
Për hir të së vërtetës, Ligji për
Barrët Siguruese po zbatohej me sukses deri në
ndërhyrjen e ligjvënësit në vitin 2013,
ndërhyrje që e privoi ligjin nga pjesë të
rëndësishme të tij. Ligji për Barrët
Siguruese, në fuqi nga viti 2000, ka meritat për krijimin
e një sistemi të shpejtë për sigurimin e
transaksioneve.
Ligji u ofroi siguri institucioneve bankare që dëshironin
të zgjeronin portofolin e klientëve, në
mundësimin e financimit të këtyre të fundit
duke marre si garanci kolaterale të ndryshëm,
përfshirë ndër të tjera edhe pasurinë e
paprekshme (p.sh. kuota në
shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar dhe /
ose aksione nominale në shoqëri aksionare, llogaritë
bankare, të drejta nga kontratat, patenta, markat tregtare dhe
të shërbimit, të drejtat e autorit, llogari, etj.).
Për këtë qëllim ligjvënësi krijoi
një regjistër të posaçëm, të
administruar fillimisht nga Ministria e Financave dhe duke filluar
nga viti 2009, nën administrimin e një subjekti privat
bazuar në një kontratë koncesionare.
Në vitin 2013, me ligjin 132/2013, Ligji për Barrët
Siguruese përjetoi disa ndryshime, të cilat privuan
atë nga disa koncepte kryesore si 'pasuria e
paprekshme', 'instrument', 'letra me
vlerë' dhe 'llogari'.
Këto ndryshime u miratuan njëkohësisht me Ligjin
për Sistemin e Pagesave (133/2013), i cili hyri në fuqi
me 29 maj 2013. Pritej që ligji 133/2013 të mbushte
boshllëqet e krijuara nga ndryshimet në Ligjin për
Barrët Siguruese, megjithatë kjo nuk ndodhi.
Ligji për Sistemin e Pagesave prezantoi konceptin e
kolateralit financiar në përputhje me direktivat
përkatëse të BE-se. Kolaterali financiar u
përkufizua si një instrument që mund të
përdoret vetëm ndërmjet personave juridike.
Individët u përjashtuan nga mundësia për
përdorimin e këtij instrumenti. Sipas përkufizimit
të paktën njëra nga palët në
marrëveshjen e kolateralit financiar duhet të jetë
Republika e Shqipërisë, Banka e Shqipërisë,
një bankë qendrore e huaj, një bankë ose
institucion financiar lokal, një bankë e huaj apo
institucion financiar ose subjekti i ngjashëm me një
bankë ose institucion financiar, një agjent
shlyerës, një operator ose një autoritet publik
vendor apo ndërkombëtar.
Mbetet i paqartë qëllimi i ndërhyrjes dhe arsyet e
një veprimi të tillë nga ana ligjvënësit
dhe organizmave të tjera publike që ndërmorën
iniciativën, megjithatë efektet e ndryshimeve ishin
shumë të ndjeshme për profesionistët e sektorit
(bankar, ligjor, biznese, etj.).
Menjëherë pas ndryshimeve të Ligjit për
Barrët Siguruese, profesionistët filluan diskutimet mbi
mundësitë për të kufizuar ndikimin e mungesave
dhe të vazhdimit të të bërit biznes. Për
këtë qëllim, profesionistët u drejtuan për
zgjidhje të mundshme në dispozitat e Kodit Civil mbi
pengun joposedimor, pavarësisht se mbështesnin fuqimisht
rikthimin e koncepteve të shfuqizuara në ligj. Në
atë kohë, shqetësimet kryesore të
profesionistëve (ligjorë) lidheshin me mënyrën
për të marrë interesa sigurie mbi kuotat në
shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar dhe
aksionet në shoqëritë aksionare, llogaritë e
arkëtueshme, të drejtat nga kontratat, etj., duke pasur
parasysh se ndryshimet në Ligjin për Barrët
Siguruese nuk parashikonin më një mundësi të
tillë.
Në të vërtetë, Kodi Civil si në kohën
e ndryshimeve por dhe në datën e këtij shkrimi,
parashikon mundësinë për të marrë interes
sigurie mbi pasurinë e paprekshme. Disa nene të kodit e
parashikojnë një mundësi të tillë,
megjithatë zbatueshmëria e dispozitave të kodit
në lidhje me perfeksionimin e pengut dhe ekzekutimin tij
ngrinte shqetësime. Shumë profesionistë në
këtë periudhë argumentuan mbi paqartësitë
e dispozitave të kodit, dhe kërkuan ndryshime në
Kodin Civil, me qellimin për të rregulluar qartë
perfeksionimin dhe ekzekutimin e pasurisë se paprekshme, ose
të paktën të riktheheshin dispozitat e shfuqizuara
në Ligjin për Barrët Siguruese.
Efektet e ndryshimeve ne Ligjin për Barrët Siguruese
përkeqësuan dhe treguesit e vendit në publikimin
Doing Business (Banka Botërore). Raporti i Bankës
Botërore për këtë çështje
përcakton se "Financimi: Shqipëria ka dobësuar
sistemin e saj të transaksioneve të siguruara përmes
një ndryshimi ne Ligjin për Barrët Siguruese, i cili
nuk lejon pasuritë e paprekshme të sigurohen me peng
joposedimor".
Në këto rrethana, Këshillit i Ministrave
ndërmori nismën më të fundit (VKM nr. 365,
datë 2016/05/18) mbi propozimin e projektligjit "Për
disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8537, datë
18.10.1999 "Për Barrët Siguruese", të
ndryshuar " të miratuar nga Kuvendi më datë 20
tetor.
Bazuar në relacionin qe shoqëronte projektligjin
"Titulli i këtij shkrimi, i denjë për një
film epik, përshkruan më së miri lehtësimin e
profesionistëve të sektorit bankar dhe atij ligjor nga
lajmi i miratimit nga Kuvendi më datë 20 tetor 2016, i
projektligjit për ndryshimet në Ligjin për
Barrët Siguruese (ligj nr. 101/2016).
Për hir të së vërtetës, Ligji për
Barrët Siguruese po zbatohej me sukses deri në
ndërhyrjen e ligjvënësit në vitin 2013,
ndërhyrje që e privoi ligjin nga pjesë të
rëndësishme të tij. Ligji për Barrët
Siguruese, në fuqi nga viti 2000, ka meritat për krijimin
e një sistemi të shpejtë për sigurimin e
transaksioneve.
Ligji u ofroi siguri institucioneve bankare që dëshironin
të zgjeronin portofolin e klientëve, në
mundësimin e financimit të këtyre të fundit
duke marre si garanci kolaterale të ndryshëm,
përfshirë ndër të tjera edhe pasurinë e
paprekshme (p.sh. kuota në shoqëritë me
përgjegjësi të kufizuar dhe / ose aksione nominale
në shoqëri aksionare, llogaritë bankare, të
drejta nga kontratat, patenta, markat tregtare dhe të
shërbimit, të drejtat e autorit, llogari, etj.). Për
këtë qëllim ligjvënësi krijoi një
regjistër të posaçëm, të administruar
fillimisht nga Ministria e Financave dhe duke filluar nga viti
2009, nën administrimin e një subjekti privat bazuar
në një kontratë koncesionare.
Në vitin 2013, me ligjin 132/2013, Ligji për Barrët
Siguruese përjetoi disa ndryshime, të cilat privuan
atë nga disa koncepte kryesore si 'pasuria e
paprekshme', 'instrument', 'letra me
vlerë' dhe 'llogari'.
Këto ndryshime u miratuan njëkohësisht me Ligjin
për Sistemin e Pagesave (133/2013), i cili hyri në fuqi
me 29 maj 2013. Pritej që ligji 133/2013 të mbushte
boshllëqet e krijuara nga ndryshimet në Ligjin për
Barrët Siguruese, megjithatë kjo nuk ndodhi.
Ligji për Sistemin e Pagesave prezantoi konceptin e
kolateralit financiar në përputhje me direktivat
përkatëse të BE-se. Kolaterali financiar u
përkufizua si një instrument që mund të
përdoret vetëm ndërmjet personave juridike.
Individët u përjashtuan nga mundësia për
përdorimin e këtij instrumenti. Sipas përkufizimit
të paktën njëra nga palët në
marrëveshjen e kolateralit financiar duhet të jetë
Republika e Shqipërisë, Banka e Shqipërisë,
një bankë qendrore e huaj, një bankë ose
institucion financiar lokal, një bankë e huaj apo
institucion financiar ose subjekti i ngjashëm me një
bankë ose institucion financiar, një agjent
shlyerës, një operator ose një autoritet publik
vendor apo ndërkombëtar.
Mbetet i paqartë qëllimi i ndërhyrjes dhe arsyet e
një veprimi të tillë nga ana ligjvënësit
dhe organizmave të tjera publike që ndërmorën
iniciativën, megjithatë efektet e ndryshimeve ishin
shumë të ndjeshme për profesionistët e sektorit
(bankar, ligjor, biznese, etj.).
Menjëherë pas ndryshimeve të Ligjit për
Barrët Siguruese, profesionistët filluan diskutimet mbi
mundësitë për të kufizuar ndikimin e mungesave
dhe të vazhdimit të të bërit biznes. Për
këtë qëllim, profesionistët u drejtuan për
zgjidhje të mundshme në dispozitat e Kodit Civil mbi
pengun joposedimor, pavarësisht se mbështesnin fuqimisht
rikthimin e koncepteve të shfuqizuara në ligj. Në
atë kohë, shqetësimet kryesore të
profesionistëve (ligjorë) lidheshin me mënyrën
për të marrë interesa sigurie mbi kuotat në
shoqëritë me përgjegjësi të kufizuar dhe
aksionet në shoqëritë aksionare, llogaritë e
arkëtueshme, të drejtat nga kontratat, etj., duke pasur
parasysh se ndryshimet në Ligjin për Barrët
Siguruese nuk parashikonin më një mundësi të
tillë.
Në të vërtetë, Kodi Civil si në kohën
e ndryshimeve por dhe në datën e këtij shkrimi,
parashikon mundësinë për të marrë interes
sigurie mbi pasurinë e paprekshme. Disa nene të kodit e
parashikojnë një mundësi të tillë,
megjithatë zbatueshmëria e dispozitave të kodit
në lidhje me perfeksionimin e pengut dhe ekzekutimin tij
ngrinte shqetësime. Shumë profesionistë në
këtë periudhë argumentuan mbi paqartësitë
e dispozitave të kodit, dhe kërkuan ndryshime në
Kodin Civil, me qellimin për të rregulluar qartë
perfeksionimin dhe ekzekutimin e pasurisë se paprekshme, ose
të paktën të riktheheshin dispozitat e shfuqizuara
në Ligjin për Barrët Siguruese.
Efektet e ndryshimeve ne Ligjin për Barrët Siguruese
përkeqësuan dhe treguesit e vendit në publikimin
Doing Business (Banka Botërore). Raporti i Bankës
Botërore për këtë çështje
përcakton se "Financimi: Shqipëria ka dobësuar
sistemin e saj të transaksioneve të siguruara përmes
një ndryshimi ne Ligjin për Barrët Siguruese, i cili
nuk lejon pasuritë e paprekshme të sigurohen me peng
joposedimor".
Në këto rrethana, Këshillit i Ministrave
ndërmori nismën më të fundit (VKM nr. 365,
datë 2016/05/18) mbi propozimin e projektligjit "Për
disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8537, datë
18.10.1999 "Për Barrët Siguruese", të
ndryshuar " të miratuar nga Kuvendi më datë 20
tetor.
Bazuar në relacionin qe shoqëronte projektligjin
"...ndrys himet e ligjit 8537/1999, nëpërmjet ligjit
132/2013, kanë sjellë një boshllëk ligjor
lidhur me krijimin dhe regjistrimin e kolateralit...".
Prandaj, vazhdon ligjvënësi qëllimi i këtij
projektligji është rregullimi i boshllëkut ligjor,
duke rikthyer ligjin për barrët siguruese në
situatën përpara ndryshimeve nëpërmjet ligjit
132/2013, për sa u takon përcaktimeve të
shfuqizuara.
Për këtë qëllim në projektligjin e
miratuar rigjejmë përkufizimin e pasurisë së
paprekshme, si çdolloj pasurie qe nuk është send,
instrument ose titull (kjo është një risi në
përkufizim). Janë pasuri e paprekshme pronësia
intelektuale, llogaritë, etj.
Ndryshimet e tjera janë riformulimi i përkufizimit
të barrës siguruese, e cila përfshin pasurinë e
paprekshme dhe me këtë mënyrë është
përcaktuar si një e drejtë reale mbi pasuri të
paprekshme ose pasuri të luajtshme të prekshme, si
të tashme ashtu dhe të ardhme, që siguron një
ose më shumë detyrime që kanë lindur
përpara ose pas lidhjes se marrëveshjes siguruese si dhe
risjellja e përkufizimit shitje e llogarive në
përkufizimin "ceduesi dhe cesionari".
Në përfundim, duhet thënë se projektligji i
miratuar është i mirëpritur, duke pasur parasysh se
këto ndryshime do të sjellin përsëri
qartësi, si dhe do të qetësojnë pasiguritë
e profesionisteve ligjorë, që e gjetën rrugën e
tyre pas rebusit të krijuar në 2013 duke përdorur
dispozitat e Kodit Civil mbi pengun. Rihyrja në fuqi të
njëjtave mënyra për përdorimin e pasurisë
se paprekshme si kolateral do të lejojë palët
në transaksion të zgjedhin rrugën më të
lehtë për të siguruar shlyerjen e detyrimeve dhe
procesin e mundshëm të ekzekutimit.
Miratimi i këtij projektligji, sigurisht që do të
lehtësojë punën e të paktën
profesionistëve bankare, ligjorë dhe të palëve
në transaksionet e biznesit, që do të kenë
përsëri një gamë të gjerë
instrumentesh sigurie nga të cilat mund të zgjedhin.
The content of this article is intended to provide a general guide to the subject matter. Specialist advice should be sought about your specific circumstances.